Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan në afërsi të zonës së Krastës.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur prej pakujdesisë me mjetet e gatimit, të cilat janë harruar të ndezura.

Flakët kanë përfshirë kuzhinën, e cila është djegur plotësisht e disa pjesëve të tjera të ambientit.

Shërbimi I zjarrfikëses ka bërë të mundur ndërhyrjen e shpejtë dhe shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur shpëtimin e tre dhomave të tjera.

Top Channel