Bashkimi Europian i është afruar vendosjes së çmimi tavan prej 60 dollarësh për fuçi të naftës ruse, një lëvizje kjo që synon të kufizojë aftësinë e Vladimir Putinit për të financuar luftën e tij në Ukrainë, por nga ana tjetër edhe të mos e bllokojë rrjedhjen e naftës së Moskës në tregjet globale.
Polonia ka insistuar për një çmim sa më të ulët, e pas shumë diskutimesh, vendet e bllokut kanë tentuar një marrëveshje, e cila përfshin dhe një mekanizëm rregullues për ta mbajtur çmimin 5% e kësaj nafte 5% nën çmimin e tregut.
Ujdia duhet të aprovohet tani nga të gjitha qeveritë e BE-së. Oferta e fundit, e konfirmuar nga 3 diplomatë, vjen përpara një afati për të vendosur çmimin e naftës me zbritje deri të hënën, kur hyn në fuqi embargoja europiane ndaj naftës së papërpunuar ruse dhe një ndalim për sigurimin e transportit për këto furnizime hyjnë në fuqi. Kufiri i 60 dollarëve është në fakt pranë çmimit aktual të naftës së papërpunuar të Rusisë, i cili ra këtë javë në nën 60 dollarë për fuçi.
Kjo ishte një rënie e ndjeshme duke pasur parasysh se nafta e papërpunuar të enjten tregtohej me një çmim prej 87 dollarësh për fuçi, por mund të jetë e pranueshme për Moskën, pavarësisht se ajo e kundërshton idenë e vendosjes së një kufiri të tillë. Propozimi fillestar i G7-tës kishte qenë për një cmim prej 65-70 dollarësh për fuci dhe pa mekanizëm rregullues. Rusia eksporton afërsisht 5 milionë fuçi naftë në ditë. Rreziqet e dështimit të vendosjes së një kufiri të kuotimit mund të dëmtojë furnizimin e botës me naftë, duke mbajtur kështu të larta cmimet e karburantit.
Top Channel