Foto Ilustruese

Punonjësi i policisë, Alkid Ndreu u arrestua në flagrancë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore verifikoi se Ndreu i punësuar si specialist I administrimit të dokumenteve pranë organit të administrative shtetëror që shqyrton heqjet e lejeve të drejtimit në kundërshtim me ligjin I ktheu patentën një qytetareje që ishte ndëshkuar me pezullim 3 mujor kundrejt pagesës prej 70 mijë lekësh.

Qytetarja ishte ndëshkuar për shkelje të rëndë të kodit rrugor me pezullim të patentës për 3 muaj më datën 24 nëntor. Por në vend që të priste për ta tërhequr patentën në shkurt ajo futi ndërmjetës Eduard Cakën një të njohur të policit për të rimarrë lejen e drejtimit kundrejt ryshfetit. Polici dhe miku I tij ranë në pranga ndërsa përfituesja e patentës po hetohet në gjendje të lirë. Grupi hetimor po verifikon kartotekën e Tiranës për të gjithë dokumentacionin e pezulluar kohëve të fundit nëse ka dhe raste të tjera tilla.

Por polici Alkid Ndreu nuk është i vetmi në konflikt me ligjin. Vetëm gjatë këtij viti me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë pas kryerjes së një vepre penale janë përjashtuar nga policia e shtetit 67 punonjës.

Polici Alkid Ndreu

“Tiranë ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë A.N., me detyrë specialist i administrimit të dokumentave dhe anëtar i OASH, i dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, si dhe shtetasi E.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja B.D., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Veprimet e mësipërme u kryen nga AMP Tiranë pas autorizimit nga Prokurori i gatshëm, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se shtetasja B.D. kishte arritur të merrte Lejen e saj të Drejtimit, e cila ishte e bllokuar nga OASH me afat 3 mujor, kundrejt një shume prej 70.000 lekësh e dhënë në formën e rryshfetit tek personat përgjegjës. Nga veprimet hetimore në vijim u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i Lejes së Drejtimit që në atë moment posedohej nga shtetasja B.D. Vijimi i veprimeve bëri të mundur identifikimin e kapjen e personit ndërmjetës, shtetasi E.C., i cili duke shfrytëzuar njohjet dhe kundrejt shpërblimit financiar të paligjshëm, ka bërë të mundur marrjen e lejes së drejtimit nga punonjësi i policisë A.N., i cili ka detyrimin ligjor të administrimit deri në skadencë të vendimit të OASH dhe dorëzimin e lejes tek shtetasja B.D. Materialet proceduriale i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme, ndërsa po punohet për identifikimin e punonjësve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje“, sipas njoftimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA