Arrestohet pacientja e spitalit që i fikte fqinjes aparatin e frymëmarrjes se ‘bezdisej nga zhurma’ (fotot)

02/12/2022 17:30

Një paciente 72 vjeçare është ndaluar në një spital në Gjermani me akuza tentativë vrasjeje nga pakujdesia, pas një serie incidentesh me pacientë të tjerë.

Gruaja u arrestua pasi dy herë kishte fikur ventilatorin e frymëmarrjes të një pacienteje të dhomës sepse ‘bezdisej nga zhurma që aparati bënte’.

Ajo u ndalua nga autoritetet për tentativë vrasjeje nga pakujdesia, pas incidentit të së mërkurës në qytetin jugperëndimor të Mannheim.

Policia dhe prokuroria vendase thanë se e dyshuara kishte fikur ventilatorin e gruas, dhe më pas kishte bërë të njëjtën gjë më vonë, edhe pasi stafi i mjekëve e informuan se ishte thelbësor për pacienten.

Në një njoftim të përbashkët  për shtyp nga prokuroria e policia e Mannheim thuhej se gruaja kishte fikur ventilatorin pas orës 20.00 pasi “ndjehej e bezdisur nga zhurma që bënte aparati i oksigjenit”.

“Megjithse e dyshuara ishte informuar me pas nga stafi mjekësor se furnizimi me oksigjen ishte një masë vitale për të sëmurën, ajo e kishte fikur përsëri aparatin rreth orës 21.00”, thuhej në deklaratë.

Pacientja 79-vjecare duhej të risillej në jetë nga stafi mjekësor, tha në autoritetet, dhe kërkoi kujdes intensiv, edhe pse jeta nuk iu rrezikua.

E dyshuara u dërgua dje në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
1/3
Gruaja u arrestua pasi dy herë kishte fikur ventilatorin e frymëmarrjes të një pacienteje të dhomës pasi bezdisej nga zhurma

Top Channel