Terror në Dubai/ Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet e Bashkuara Arabe në gatishmëri të plotë
Një paciente 72 vjeçare është ndaluar në një spital në Gjermani me akuza tentativë vrasjeje nga pakujdesia, pas një serie incidentesh me pacientë të tjerë.
Gruaja u arrestua pasi dy herë kishte fikur ventilatorin e frymëmarrjes të një pacienteje të dhomës sepse ‘bezdisej nga zhurma që aparati bënte’.
Ajo u ndalua nga autoritetet për tentativë vrasjeje nga pakujdesia, pas incidentit të së mërkurës në qytetin jugperëndimor të Mannheim.
Policia dhe prokuroria vendase thanë se e dyshuara kishte fikur ventilatorin e gruas, dhe më pas kishte bërë të njëjtën gjë më vonë, edhe pasi stafi i mjekëve e informuan se ishte thelbësor për pacienten.
Në një njoftim të përbashkët për shtyp nga prokuroria e policia e Mannheim thuhej se gruaja kishte fikur ventilatorin pas orës 20.00 pasi “ndjehej e bezdisur nga zhurma që bënte aparati i oksigjenit”.
“Megjithse e dyshuara ishte informuar me pas nga stafi mjekësor se furnizimi me oksigjen ishte një masë vitale për të sëmurën, ajo e kishte fikur përsëri aparatin rreth orës 21.00”, thuhej në deklaratë.
Pacientja 79-vjecare duhej të risillej në jetë nga stafi mjekësor, tha në autoritetet, dhe kërkoi kujdes intensiv, edhe pse jeta nuk iu rrezikua.
E dyshuara u dërgua dje në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë.
Top Channel