Një aksident rrugor u bë shkak tre muaj më parë për dëmtimin e mbikalimit të Sukthit, i cili u la në atë gjendje për tre muaj e ndërsa sot ARRSH ka njoftuar se do të nisin punimet për rindërtimin e tij.
Autoriteti ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme nga ora 22:00 deri në 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal dhe gjatë kësaj dhe rruga do të jetë e bllokuar për një orë në të dyja senset e lëvizjes.
Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës. Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.
Njoftim
Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve. Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal. Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë. Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative. Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës. Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks.
Top Channel