U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen 2 persona në Durrës

01/12/2022 13:38

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi u kapën në në flagrancë, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularëve, njëri prej të cilëve, pronar i lokalit ku u kap duke kryer këtë veprimtari të kundërligjshme.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. P., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lagjen Nr. 8, Durrës, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-S. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lokalin që kishte në pronësi, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Konstatohen dhe goditen edhe 2 raste të tjera të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularëve, arrestohen 2 shtetas.
Njëri prej të arrestuarve, pronar i lokalit ku u kap duke kryer këtë veprimtari të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. P., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lagjen Nr. 8, Durrës, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-S. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lokalin që kishte në pronësi, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA