Themeluesi i firmës së falimentuar të kriptove, thyen heshtjen: Nuk u përpoqa të mashtroja

01/12/2022 13:28

Sam Bankman-Fried pranoi se ka qenë një ‘muaj i keq’ pasi FTX kompania e kriptove falimentoi.

30-vjeçari është akuzuar për keqpërdorim të fondeve të klientëve dhe largimin e 10 miliardë dollarëve nga kompania në fshehtësi, ku të paktën 1 miliard dollarë raportohet se janë zhdukur.

Duke folur në samitin DealBook të Neë York Times, Bankman-Fried këmbënguli se ai kurrë nuk është përpjekur të kryejë një mashtrim dhe tha se ishte i tronditur nga mënyra se si u shpalos kriza.

Ai tha gjithashtu se tani nuk ka ‘pothuajse asgjë’ pas dështimit të kompanisë së tij.

FTX, një shkëmbim kriptovalutash që operonte në mbarë botën, u rrëzua pasi tregtarët e panikuar nxorrën 6 miliardë dollarë nga kompania në tre ditë pas një sërë akuzash bombë.

Ai ka pranuar se bizneset e tij dështuan për shkak të keq menaxhimit.

“Çfarëdo që ndodhi, pse ndodhi, unë kisha një detyrim ndaj palëve tona të interesit, klientëve tanë, investitorëve tanë, rregullatorëve të botës, të bëja atë që duhej për ta,” shtoi Bankman-Fried.

Ai ka paralajmëruar se klientët ndërkombëtarë mund të marrin vetëm 20% deri në 25% të parave që kishin futur në FTX.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA