Tre persona janë arrestuar në flagrancë në Fier, pasi tentuan të hedhin në lumë thasët me drogë kur panë policët.

Nën hetim janë edhe dy persona të tjerë të mitur, 14 dhe 16 vjeç, banues në Baltëz të Fierit të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia sekuestroi 17 thasë të mbushur me lëndë narkotike kannabis me peshë totale 176 kg dhe pajisje vakumi që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.

U arrestuan Z.(P). V., 44 vjeç, P. V., 22 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në Baltëz të Fierit.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materialet u sekuestruan 2 peshore, gërshërë, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në inteligjencën informative, për një sasi të madhe lënde narkotike që e posedonte një shtetas, në ambientet përreth banesës së tij, në fshatin Baltëz, u zhvillua dhe u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Baltëz””, sipas policisë.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA