Rruga 10 mln euro, e lënë në mes/ Librazhd-Peshkopi, punimet u ndërprenë. Duhet të përfundonte një vit më parë

01/12/2022 15:34

Aksi nacional Librazhd-Peshkopi, edhe pse kalon nëpër një zonë me potencial të madh turistik, paraqitet në gjendje skandaloze.

E parashikuar të mbaronte 1 vit më parë, në segmentin Zgosht-Ura e Çerenecit, e cila do të kushtojë 10 milionë dollarë, punimet janë ndërprerë.

Këtë situatë më së shumti e vuajnë banorët e zonës të cilët nuk besojnë më premtimin dhjetëra vjeçar se rruga do të bëhet.

40 mijë turistë e kanë vizituar parkun Kombëtar të Shebenikut në 10 muajt e vitit 2022. Zona do të kishte një zhvillim disa herë më të madh në rast se ky segment i shumë premtuar do të kishte përfunduar.

Rruga e nisur në 2015 u asfaltua në një pjesë të saj, më pas punimet u ndërprenë dhe prej atëherë situate mbetet e tillë.

 

Top Channel