Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin e ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat, ku specifikohen ndër të tjera edhe normat tatimore për lojërat e fatit.

Por, pavarësisht kësaj në komision mungonte drafti me ndryshimet e reja të lojërave të fatit, shqetësim i ngritur nga socialisti Erion Braçe që ka kërkuar qartësi se si do të funksionojë ky treg.

“Nuk mund të flasim me hamendësime. Flasim për lojërat e fatit por skemi ligjin, duhet të shikojmë sa tatohen, sa do të zgjerohen se ne këto po bëjmë, po I zgjerojmë më tej”, the Erion Braçe.

“Ligji, më saktë ndryshimet në ligjin e lojërave të fatit do të kalojnë së shpejti, në mes të dhjetorit”, u shpreh Delina Ibrahimaj.

“Ju i hoqët, doni ti riktheni sërish. A e dini që jemi në listën gri të pastrimit të parave dhe lojërat e fatit janë një opsion për këtë. Pse doni t’i riktheni”, deklaroi Edmond Spaho.

Ligji i ri për lojërat e fatit me miratimin e tij pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2023 dhe qeveria pret të arkëtojë nga ky zë gati 17 milionë euro të ardhura vitin që vjen.

Top Channel