Qyteti i naftës po vdes/ Ballsh, pas mbylljes të rafinerisë së naftës, ikën edhe të rinjtë e fundit

01/12/2022 15:08

Ballshi dikur qyteti i naftëtarëve sot nuk mund të quhet më i tillë pasi uzina e përpunimit të naftës nuk ekziston më dhe të gjithë punonjësit e uzinës sot janë të papunë. 

Shtëpi e dyqane që shiten ose jepen me qira gjen në çdo rrugë të qytetit.  Ndërsa më shumë sheh të ecin të moshuar.

Banorët  shprehen se gjetja e një vendi pune është pothuajse e pamundur dhe kjo është një nga arsyet që i ka detyruar shumë të rinj dhe familje të Ballshit të marin rrugët e emigrimit.

 “Fajin e ka politika, shkatërruan fabrikat”, thonë banorët.

Vetëm në vitin 2022 janë larguar nga kopshtet e shkollat e Mallakastrës 395 nxënës. Por edhe për të moshuarit që jetojnë aty jetesa është vështirë pasi pensionet janë të ulëta dhe nuk i mjaftojnë as për ilaçe, shëndetësia falas për ata nuk ekziston sepse në spital mungojnë mjekët specialistë dhe për t’u vizituar duhet të shkojnë në spitalin e Fierit.

Top Channel