Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrrumbullaku thirri në takim disa përfaqësues të PD-së për t’i sqaruar arsyet e refuzimit të kërkesës për protestë para Kryeministrisë më 6 dhjetor.
Në dalje të këtij takimi, Çlirim Gjata tha se protesta është e drejtë kushtetuese dhe se protesta do të jetë paqësore.
Protesta e organizuar nga opozita është parashikuar të mbahet pikërisht në ditën kur liderët e BE-së pritet të zbarkojnë në Tiranë, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
E ndërsa policia ka refuzuar kërkesën e demokratëve për vendin e tubimit duke e konsideruar atë si një rrezik për sigurinë kombëtare, Sali Berisha është shprehur i vendosur në mbajtjen e saj, ditën e martë, 6 dhjetor, ora 12:00.
Me qëllim mbarëvajtjen e Samitit, qeveria njoftoi se 6 dhjetori do të jetë ditë pushimi në Tiranë, për administratën e shkollat.
Top Channel