Pesë mijë lekë për festa pensionistëve/ 40 milionë euro do shpërndahen për 695,101 të moshuarit

01/12/2022 15:21

Qeveria vendos shumën e 40 milion dollarëve, si bonus për fund-vitin për pensionistët dhe familjet në nevojë. Sikurse edhe vitet e shkuara detajet për këtë vendim të qeverisë e dha vetë kryeministri Edi Rama.

Edi Rama: Mbi 695 mijë pensionistë do të marrin bonusin e fundvitit. Nga nesër do filloj lëvrimi i bonusit për 695 101 pensionistë. Prej 5 mijë lekësh të reja. Edhe 66 mijë të tjerë që kanë pensione invaliditeti, do të akordojmë plus 6 mijë lek të tjera të reja. Pra shkon 110 mijë lek për këtë kategori. Do mbështesim edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike. Si dhe për paraplegjikët.

Pasi e quajti deputetin e tij Erion Brace si një institucion brenda PS, Edi Rama pati këtë kërkesë për gazetarët.

Megjithatë kryeministri nuk bëri asnjë koment, nëse i ka mbajtur shënim, shqetësimet konstante, me aspak mjaltë, të Erion Braces për çështjet e bujqësisë apo çmimin e karburanteve të cilat janë edhe shqetësimet reale, të përditshme të qytetarëve shqiptarë.

Top Channel