Me dokumente bullgare të falsifikuara/ Si u kap Gentian Funiqi në Spanjë, kërkohej për rrëmbimin e Jan Prengës

01/12/2022 12:52

Pas dy vitesh kërkim është arrestuar në Spanjë 40-vjeçari Gentian Funiqi, i cili njihej edhe me tre emra të tjerë dhe akuzohet për marrjen peng të Jani Prengës.

Ky është një lajm i mirë për drejtësinë shqiptare ku i shumëkërkuari 40-vjeçari nga Shkodra që ishte pjesë e një grupi trafikues drogërash, por që në Shqipëri ka akuza të rënda për rrëmbimin e Jan Prengën.

Në pamjet filmike të resortit në Shijak ky i fundit është parë i pajetë por trupi i tij nuk është gjendur ende he me arrestimin e tij policia ka shpresa se mund të çojë përpara hetimin e saj për rrëmbimin e Jan Prengës.

Në pranga ka rënë Gentian Funiqi, i cili mbante identitetin edhe si Gentian Martini dhe Vasim Olomani, ndërkohë nga hetimet është zbuluar që para gjashtë muajsh ai ka udhëtuar drejt Spanjës, ku jetonte si qytetar i lirë pavarësisht gjithë akuzave të rënda në vendin tonë.

Ai ishte i pajisur me dokumenta të falsifikuara bullgare. Është i njohur për drejtësinë dhe autoritetet e huaja për trafikim kokaine, bashkohen me njëri tjetrin në atë që është quajtur Ballkanik, pjesë e të cilit ishte e 40-vjeç nga Shkodra.

Në momentin kur policia ka marrë informacionin për lëvizjen e tij me këtë identitet, është njoftuar pala spanjolle që ka realizuar arrestimin e këtij të shumëkërkuari dhe ka sekuestruar 1 kg Kokainë. Pritet se me një letërporosi urgjente do të nisin procedurat e ekstradimit, ndërkohë në Spanjë do të nisë hetimi i dy shtetasve bullgarë që e shoqëronin 40 vjeç nga Shkodra.

Çfarë dihet për rrëmbimin e Jani Prengës?

Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi, i cili aktualisht rezulton të jetë i burgosur në shtetin e Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi  me precedent penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jani Prenga, me banim në Kamëz. Kjo, pasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës vodhi një sasi kokaine në Portin Portsmouth të Anglisë, që u përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.

Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike. Ndërsa organizimi i rrëmbimit është kryer nga Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi i këtij rrëmbimi është kryer nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Top Channel