Foto Ilustruese

Një 26-vjeçar është vënë në pranga, pasi nuk kreu dënimin e dhënë për mbajtjen e armëve pa leje.

I riu me iniciale F. B., banues në Burrel, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat e dënoi me shërbim prove në vitin 2021.

Ky dënim nuk u krye, për këtë arsye ai u dënua me tetë muaj burg për armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Mat/ Kapet dhe vihet në pranga një 26-vjeçar, i kërkuar për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

26-vjeçari nuk zbatoi dënimin alternativ “Shërbim provë”, të dhënë nga Gjykata e Matit dhe për pasojë, Gjykata i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në vijim të punës për ndalimin e personave të kërkuar dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-F. B., 26 vjeç, banues në Burrel.

Këtij shtetasi, në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i caktoi dënimin alternativ “Shërbim provë”, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi duke qenë se nuk përmbushi detyrimet e dënimit alternativ të caktuar nga Gjykata, kjo e fundit ricaktoi ndaj 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim vuajtjen e dënimit prej 8 muajsh burgim, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel