Për këshilltaren e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria tashmë ndodhet në një fazë të avancuar sa i përket marrëveshjes së Stabilizim -Asociimit.

Në një lidhje direkte për “Top Story” me Grida Dumën, këshilltarja e qeverisë renditi sipas saj përfitimet që ka sjellë për qytetarët shqiptarë kjo marrëveshje, duke përmendur zhvillimin e tregtisë, reformën në drejtësi apo liberalizimin e vizave.

“Ne e dimë vështirësinë e të kuptuarit proceseve integruese. Çfarë kanë qenë dhe cilat pritet të jenë rezultatet e mëtejshme të MSA-së dhe cilat janë deri më sot marrëveshjet konkrete të Marrëveshjes Stabilizim -Asocimit, çka zhvillohet edhe mbledhja e radhës në Bruksel”- ishte pyetja e moderatores Duma.

“Marrëveshja Stabilizim -Asociimit është kuadri dy palësh normativ dhe ligjor i marrëdhënieve mes BE dhe i vendeve kandidate. Kjo marrëveshje i përgatit vendet kandidate që aspirojnë për BE. Unë mendoj se Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar  në aspektin politik dhe atë ligjor. Pas dy vitesh u hapën negociatat e anëtarësimit. Në të vërtetë ky proces bën një gur kilometrazhi shumë të rëndësishëm sepse fillojnë negociatat të vlerësimit të legjislacionit tonë me të BE dhe një farë mënyrë ndihmon të agjendën e reformave që lidhen me këtë proces. Unë do veçoja reformën në drejtësi. Edhe vende të tjera janë përpjekur t’i marrin model. Procesi që është zhvilluar tani, ndërton mbi ekspertizën por edhe mbi eksperiencën dhe kapacitetet përgjatë negocimit, por edhe nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Kur flasim për 10 shtyllat e marrëveshjes, kemi të gjithë elementët që janë te kapitujt të anëtarësimit që do të negociojmë me BE.

Pjesë e marrëveshjes është dialogu politik me BE. Këtu pikë kryesore është linjëzimi me politikën e jashtme të BE. Si pjesë e kësaj marrëveshje janë bashkëpunimi ekonomik, bashkëpunimi i tregtisë.BE mbetet partneri ynë kryesor tregtar. Ne kemi pasur një politikë të uljes dhe minimizimit të tarifave doganore me BE. Të gjitha marrëveshjet kanë çuar në përmirësim të politikës sonë me bashkëpunimin rajonal, deri te standartet e sigurisë ushqimore, e kështu me radhë. Tani jemi në një fazë shumë më të avancuar, sepse po negociojmë me Bashkimin Europin”- u shpreh Barbullushi.

Top Channel