Laboratori bujqësor që nuk përdoret! U hap në Lushnjë 8 vjet më parë, fermerët i bëjnë analizat te privati

01/12/2022 12:21

Në Lushnjë ka një laborator për produktet bujqësore.

I hapur 8 vjet më parë ky laborator duhet tu shërbejë fermerëve lushnjarë për analiza fiziko – kimike teknologjike për produktet bujqësore.

Në atë kohë hapja u trumbetua nga ish-ministri i bujqësisë me teste por duket se investimi ishte kot pasi fermerët nuk po e përdorin

“Ne ato raste ku i kërkohet i drejtohen privatit me kosto edhe me të lartë etj. Duam që analizat te bëhen që te fermeri në serra apo në toka pa dale në treg gjë e cila do të sjelle më shume siguri te konsumatori.”- u shprehën fermerët.

Ky laborator u duhet edhe kompanive që eksportojnë, për te bëre krahasim me analizat e vendeve ku i dërgojnë produktet e tyre.

 

Top Channel