Kreu i NATO-s mbi ‘rrezikun e vartësinë’ tek gazi rus

01/12/2022 16:16

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të enjten se mbështetja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë ka kosto, por ai këmbënguli se kjo është mënyra më e mirë për të garantuar paqe të qëndrueshme.

Ne po e paguajmë këtë çmim në para, ndërsa ukrainasit me gjak“, tha zoti Stoltenberg në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Berlin.

Kreu i NATO-s vuri gjithashtu në dukje se konflikti ka nxjerrë në pah rrezikun që paraqet vartësia që disa vende kanë ndaj gazit rus, si dhe dobësitë e zinxhirit të furnizimit.

Kjo duhet të na bëjë të shqyrtojmë varësitë që kemi nga shtete të tjera autoritare, veçanërisht ndaj Kinës, në raport me zinxhirët e furnizimit, teknologjinë dhe infrastrukturën“, tha ai.

Ai tha se Perëndimi megjithatë “do të vazhdojë të bëjë tregti dhe të angazhohet ekonomikisht me Kinën”. Por shtoi se kjo duhet të ndodhë duke u bërë të vetëdijshëm mbi vartësitë, e duke zvogëluar dobësitë e menaxhuar rreziqet./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA