Letrat bombë kanë ngritur Madridin zyrtar në këmbë.
Një e tillë dërguar kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez u kap më 24 nëntor nga autoritetet në kohë.
Ministria e Brendshme spanjolle tha se tani janë dërguar katër zarfe që përmbajnë “material piroteknik”. Njëra prej tyre shpërtheu jo më larg se dje në ambasadën e Ukrainës në Madrid, duke plagosur një punonjës.
Ministria e Brendshme tha në një deklaratë se letra-bomba për Sanchez ishte dorëzuar me postë të rregullt dhe ishte “e ngjashme në karakteristikat dhe përmbajtjen e saj me ato të marra nga Ambasada e Ukrainës në Madrid, nga kompania Instalaza në Zaragoza dhe nga baza ajrore Torrejón. ”
Kompania spanjolle e armëve Instalaza, e cila prodhon granatahedhësit që Spanja i ka ofruar Ukrainës, mori gjithashtu një letër bombë të mërkurën, e cila u shpërthye nga policia.
Një tjetër letër bombë u dërgua në Qendrën Satelitore të bazës ajrore Torrejón de Ardoz të enjten dhe u zbulua nga forcat e sigurisë përpara se të mund të shkaktonte ndonjë dëm.
Ministria e Brendshme tha se kishte urdhëruar “Policinë Kombëtare dhe Gardën Civile të marrin masa ekstreme për të mbrojtur administratat publike dhe ndërtesat, veçanërisht në lidhje me kontrollet mbi dërgesat postare”.
Top Channel