Foto ilustruese

Një 45-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në Lushnjë, pasi ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:25 në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjës.

Dyshohet se një arrest kardiak është bërë shkak që shtetasi me inicialet P.K. të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet nga mjeti. Pas përplasjes, ai ka humbur jetën.

Ndërkohë, pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë, shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit për shkak të një arresti kardiak.

Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA