Gjendet trupi i modeles 19-vjeçare të TikTok, e zhdukur pas postimit të videove ‘të trazuara’ (fotot)

01/12/2022 15:48

Trupi i një adoleshenteje të zhdukur është gjetur së fundmi në Australi, disa javë pas postimeve të saj të trazuara ku kërkonte të ‘zhdukej në zonat rurale’.

19 vjeçarja Tea Wright-Finger, ishte zhdukur pasi u la nga një shoqe në një qytezë rurale australiane më 16 tetor.

Autoritetet kishin nisur një operacion të gjerë kërkimi më shpresën për ta rigjetur, duke kërkuar në të gjithë zonën e Richmond, Queensland por pa sukses.

Por mëngjesin e sotëm grupet në helikopter pikasën një makinë të vjedhur Toyota Prado të lidhur me zhdukjen e saj.

Disa orë më vonë policia gjeti trupin e saj në një zonë të largët pyjore – 600 metra larg automjetit.

Policia e Queensland tha: “Policia ka folur me familjen e Tea dhe u dërguam atyre ngushëllimet tona. Vdekja e vajzës nuk po trajtohet si e dyshimtë teksa rrethanat tregojnë për një vetëvrasje”.

Dy javë para zhdukjes Tea kishte postuar një video të çuditshme ku deklaronte dashurinë për zonat e largëta rurale ku ishte zhdukur.

Në postim ajo komentonte: “Nuk ndjehem mirë, dua të shkoj në shtëpi”, para se të postonte një seri fotosh në natyrë ku shpjegonte se tani “ndjehej në shtëpi”.

Në një tjetër video në TikTok ajo shkruante “është mirë të humbasësh ndonjëherë”.

“Gjithmonë rreziko në jetën tënde, ti nuk e di kurrë se kur do të marrë fund”.

“Gjithmonë duhet të punosh shumë për të arritur atë që do, askush nuk do të vijë për të ta falur.

Ndërsa në një tjetër rast, shkruante: “Nëse njerëzit të duan në jetën e tyre, ata do ta gjejnë kohën për ty”.

Homazhe të shumta për të renë vinin në faqen e saj në TikTok.

Një prej tyre thoshte: “U prehsh në paqe vajzë bukuroshe.”

Një tjetër shkruante: “Lutesha përditë që dikush të më thoshte se je mirë. Tashmë u prehsh në paqe”.

Një tjetër shkruante: “U prehsh në paqe Tea. Më vjen keq për humbjen e të tjerëve që kishte pranë.”

FOTO GALERI
1/3
Trupi i një adoleshenteje të zhdukur është gjetur së fundmi në Australi, disa javë pas postimeve të saj të trazuara

Top Channel