Ariu që hëngri çantën me kokainë të rënë nga avioni trafikantëve do të kthehet në një ‘film’ në SHBA (fotot)

01/12/2022 17:30

Një ati i zi legjendar stomaku i të cilit u gjet plot me kokainë të lëshuar nga një avion trafikantësh, pritet të kthehet në një yll kinematografie.

Ndodhia e regjistruar në Georgia, SHBA, u kthye në një legjendë kur droga e forte ra nga avioni trafikantëve në vitin 1985 për t’u kthyer në ushqimin e ariut fatkeq.

Asokohe raportohej se asnjë gjitar nuk mund të konsumonte aq shumë kokainë e më pas të mbijetonte, çka rrjedhimisht rezultoi e vërtetë pasi bisha ngordhi pak pas “gostisë”.

Miliona dollarë kokainë u lëshuan përtokë nga avioni me të cilin udhëtonte një oficer policie i kthyer në trafikant drogash, i identifikuar tashmë si Andrew Thornton, 40.

Çanta 40 kilogramëshe me kokainë u lëshua nga avioni tip Cessna teksa Thornton po kthehej nga një udhëtim trafiku në Kolumbi për të lëshuar ngarkesat ilegale në veri të Georgia, para se te hidhej bashke me to.

Por teksa Thornton do të hidhej me parashutë për te rikuperuar ngarkesën, ai përplasi kokën dhe ra për vdekje pasi nuk arriti të hapte parashutën.

Trafikanti ishte në fakt bir i një rritësi të pasur kuajsh nga Kentucky, por vdekja e tij solli ndryshimin e papritur për ariun e zi që gjeti ngarkesën në tokë.

Çanta llogaritej se kishte kokainë në vlerën $12 milionë dhe u hap me kthetra nga ariu kurioz, i cili kishte arritur të zbrazte disa dhjetra pako para se të binte në “overdozë”.

Bisha njihet tashmë në mitologjinë vendase si “ariu i kokainës”, ‘Cocaine Bear’ ose ariu Pablo Esco-bear, dhe u gjet më pas i vdekur, i rrethuar nga pako gjysmë të konsumuara kokaine.

Ndërsa autoritetet thanë se trupi i Thornton u gjet në Knoxville, Tennessee, me syzet e shikimit natën, jelekun anti-plumb dhe këpucët Guçi.

Ai kishte gjithashtu $4,500 para të thata me vete, dy pistoleta, thika e një çelës avioni.

Avioni i braktisur i Thornton u gjet më vonë i rrëzuar në një zonë malore në Karolinën e Veriut.

Hetuesit që gjurmuan itinerarin e fluturimit të avionit zbuluan dhe nëntë çanta të tjera me kokainë në zonat pyjore të Tennessee e Georgia e Chattahoochee.

Me përhapjen e lajmit të vdekjes së kafshës prej trafikantëve, ekspertë balsamosjeje e morën atë duke e kthyer në një atraksion turistik, të vendosur në një dyqan në Lexington, Kentucky.

Aty vizitorët mund t’i afrohen ariut 80-kilogramësh që besohet se ka pasur eksperienca të vështira momentet e fundit.

Dyqani thotë në reklamën online: “Stomaku i tij ishte i mbushur plot me kokainë. Asnjë kafshë në planet nuk do t’i kishte mbijetuar”.

Historia do të kthehet tashmë në një film nga Hollywood me regji të Elizabeth Banks teksa trajleri i filmit ‘Cocaine Bear’ u publikua kësaj jave.

FOTO GALERI
1/5
Ndodhia e regjistruar në Georgia, SHBA, u kthye në një legjendë kur droga e forte ra nga avioni trafikantëve në vitin 1985

Top Channel