Apeli shton dënimin me 18 vjet të bodyguard-it që vrau të dashurën aristokrate britanike pas ndarjes (fotot)

01/12/2022 16:13

Denimi i një rojeje diskoteke që u burgos për 18 vjet vitin që kaloi pasi mbyti të dashurën trashëgimtare britanike, është shtuar së fundmi pas apelit të prokurorisë zvicerjane.

33 vjeçari Marc Schatzle, u burgos në tetor 2021 për vrasjen e 22-vjeçares Anna Reed, e cila u gjet e vdekur në dhomën e saj të hotelit në Lugano, Zvicër, tre vjet më parë.

Në gjyq shtetasi gjerman Schatzle dhe mbrojtja e tij pretendonin se e reja kishte vdekur “gjatë një loje seksi” që shkoi keq dhe kërkuan gjykim për vrasje nga pakujdesia.

Por sot gjykata e apelit në Lugano shtoi dënimin e tij me gjashtë muaj të tjera burg, teksa një zëdhënes tha: “Arsyetimi do të jepet në një datë të mëvonshme por nga provat e dëgjuara në apel u vendos për një dënim më të zgjatur.

Gjykata vendosi gjithashtu se pas kryerjes së dënimit i dënuari do të deportohet dhe të parandalohet të hyjë në Zvicër për 14 vjet.

Tragjedia ishte zbuluar në hotelin luksoz La Palma pranë liqenit Lac nw Locarno, Zvicër, në prill 2019.

Autopsia arriti në konkluzionin se Reed kishte vdekur nga mbytja dhe gjithashtu kishte prerje e fraktura në trup.

Reed ishte trashëgimtare e një pasurie madhore të biznesit të stallave e garave me kuaj të familjes së saj ne Britani.

Bodyguard-i gjerman, baba i dy fëmijëve, pretendon se ngjarja ishte “një lojë erotike që shkoi keq”.

Natën kur zonjusha Reed u gjet e vdekur nga mjekët e emergjencës, të ftuar të tjerë të hotelit thonin se kishin dëgjuar zhvendosje të zhurmshme të mobiljeve dhe thyerje të xhamave.

Një person tha asokohe për të përditshmen britanike The Sun: “Dëgjova thyerje xhamash e mobiljesh që shtyheshin me zhurmë në dhomë. Desha të shkoja për të thënë diçka por mendova se ishte e rrezikshme”.

Schatzle, i cili mohon se ka vrarë qëllimisht Reed, besohet se e ka njohur atë në Tailandë në shkurt 2019 kur të dy ishin me pushime.

Reed sapo kishte mbaruar universitetin dhe po udhëtonte rreth botës, si një dhuratë nga babai i saj biznesmen.

Natën e vdekjes çifti kishin qenë për darkë dhe kishin pirë së bashku një shishe shampanjë 130 dollarë para se të ktheheshin në hotel.

Schatzle punonte si roje dere në klubet e natës në kufirin Zvicër-Gjermani.

Një i njohuri tij tha asokohe për gazetat zvicerjane: “Askush nuk e di se si e përballonte ai këtë stil jetese, kishte diçka që nuk shkonte”.

FOTO GALERI
3/5
Schatzle dhe mbrojtja e tij pretendonin se e reja kishte vdekur “gjatë një loje seksi” që shkoi keq dhe kërkuan gjykim për vrasje nga pakujdesia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA