Trashëgimtarja britanike gjendet e vdekur në dhomën e hotelit pas ‘lojës së seksit’ me të dashurin ‘bodyguard’ (fotot)

21/09/2021 15:22

Një e re aristokrate britanike është gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Zvicër, me të dashurin e saj gjerman.

Ky i fundit thotë se 22 vjeçarja Anna Reed vdiq gjatë një “loje seksi” mes të dyve, kurse mediat britanike thonë se Marc Schatzle e vrau vajzën për para.

Tragjedia u zbulua në hotelin luksoz La Palma pranë liqenit  Lac nw Locarno, Zvicër, në prill 2019, por vetëm tani është publikuar në media.

Partneri i saj  Schatzle kishte thirrur shërbimet e emergjencës.

Autopsia arriti në konkluzionin se Reed kishte vdekur nga mbytja dhe gjithashtu kishte prerje e fraktura të vogla.

Reed ishte trashëgimtare e një pasurie madhore të biznesit të garave me kuaj të familjes së saj.

Vetëm para disa javësh Schatzle ka dalë në gjyq për vdekjen e 22-vjecares. Më parë ai ka punuar si roje në klubet e natës në kufirin Itali-Zvicër.

Në gjykatën e Lugano u tregua sesi Schatzle kishte më shumë se 50 000 dollarë borxhe dhe e dinte se e dashura e tij kishte “më shumë se 30 000 euro” në llogarinë e saj.

Pesë muaj pas vdekjes së zonjës Reed, karta e kreditit të 22 vjecares u zbulua e fshehur në ashensorin e hotelit.

Hetuesit besojnë se ajo është vjedhur nga Schatzle, i cili nga ana e tij pretendon se e kishte fshehur për një shaka me vajzën.

Një nga prokurorët tha për të përditshmen The Times: “Karta e kreditit ishte fshehur me kujdes për t’u marrë më vonë. Prentendimi i tij se vajza vdiq gjatë një lojë seksi, nuk ishte asnjëherë bindës. Ne besojmë se ajo është vrarë për përfitime financiare”.

Bodyguard-i gjerman, baba i dy fëmijëve, pretendon se ngjarja ishte “një lojë erotike që shkoi keq”.

Natën e zonjusha Reed u gjet e vdekur nga mjekët e emergjencës, të ftuar të tjerë të hotelit thonin se kishin dëgjuar zhvendosje të zhurmshme të mobiljeve dhe thyerje të xhamave.

Një person tha për të përditshmen britanike The Sun: “Dëgjova thyerje xhamash e mobiljesh që shtyheshin me zhurmë në dhomë. Desha të shkoja për të thënë diçka por mendova se ishte e rrezikshme”.

Schatzle, i cili mohon se ka vrarë qëllimisht Reed, besohet se e ka njohur atë në Tailandë në shkurt 2019 kur të dy ishin me pushime.

Reed sapo kishte mbaruar universitetin dhe po udhëtonte rreth botës, si një dhuratë nga babai i saj biznesmen.

Natën e vdekjes çifti kishin qenë për darkë dhe kishin pirë së bashku një shishe shampanjë 130 dollarë para se të ktheheshin në hotel.

Schatzle punonte si roje dere në klubet e natës në kufirin Zvicër-Gjermani.

Një i njohuri tij tha për gazetat zvicerjane: “Askush nuk e di se si  e përballonte këtë stil jetese, kishte diçka që nuk shkonte”.

FOTO GALERI
1/8
Një e re aristokrate britanike është gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Zvicër, me të dashurin e saj gjerman.

Top Channel