Një letërporosi e ardhur nga Gjermania ka vënë në lëvizje policinë shqiptare e cila po heton në lidhje me të shkuarën e një 42-vjeçari nga Shijaku për të zbuluar motivet e vrasjes së tij me plumb pas koke mbrëmjen e të hënës në Gjermani.
Mari Muka ishte duke lëvizur me biçikletë ku dy persona që lëviznin në këmbë u afruan dhe e qëlluan për vdekje. Mediat gjermane raportojnë se shqiptari është qëlluar me armë rreth orës 20:00 të së hënës në qytetin e Krefeld.
Deri më tani autoritetet gjermane nuk kanë të dhëna për autorët megjithëse vrasjen e lidhin me trafikun e drogës pas 42-vjeçari ishte i skeduar si për krime të drogës dhe pronës.
Nga analizimi shenjave të gishtave policia bëri identifikimin e viktimës dhe i dërgoi kërkesë policisë shqiptare. Nga verifikimet ka rezultuar se 42-vjeçari nga viti 2018 jetonte në Gjermani, ndërsa në Shqipëri rezulton të ketë biznese.
Top Channel