Shefja e Komisionit Evropian hodhi këtë të mërkurë idenë e një “gjykate të specializuar” për të vënë para drejtësisë zyrtarët e lartë të Rusisë për luftën në Ukrainë.
“Ndërsa vazhdojmë të mbështesim Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ne propozojmë krijimin e një gjykate të specializuar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e Rusisë në Ukrainë”, tha Ursula.
Komisioni Evropian po ashtu propozoi një plan për të konfiskuar asetet ruse që janë ngrirë si pasojë e sanksioneve për ndëshkim të Moskës, pas luftës së nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
“Ne kemi bllokuar 300 miliardë euro të rezervave të Bankës Qendrore të Rusisë dhe kemi bllokuar 19 miliardë euro të oligarkëve rusë”, tha Von der Leyen, duke shtuar se BE-ja mund të menaxhojë paratë në periudhë afatshkurtër dhe më pas t’i investojë ato.
Plani parasheh që paratë të mund të ndahen për Ukrainën, si kompensim për dëmet që i janë shkaktuar nga lufta.
Top Channel