Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar ndaj lajmit se ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan me mandatin e Këshillit Europian për të negociuar rregulloren për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.

Në bazë të këtij mandati, presidenca e KE do të nisë negociatat me Parlamentin Europian.

Ky vendim është njohje dhe konfirmim i përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrollit kufitar dhe menaxhimin e migrimit. Kriteret teknike vërtetë ishin plotësuar prej kohësh, e për këtë i jemi mirënjohës administratës shtetërore. Por ishin kërkesat për sundim të ligjit, luftim të krimit dhe korrupsionit dhe respektim të institucioneve të pavarura që nuk përmbusheshin dot…Megjithatë, rritja  a ekonomike dhe e vazhdueshme; renditja në vend të parë për sundim të ligjit në Ballkanin Perëndimor për dy vite radhazi sipas World Justice Project; përmirësimi për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International; përmirësimi për 17 vende në indeksin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave; rreshtimi me botën demokratike dhe qeverisja e mirë dhe e pastër e ka ndryshuar rrënjësisht imazhin e Kosovës“- u shpreh Kurti.

Lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur me hyrjen në fuqi të sistemit evropian të udhëtimit, ETIAS, që pritet të ndodhë më 1 nëntor të vitit 2023 dhe më së voni me 1 janar të vitit 2024.

Sistemi ETIAS nënkupton që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian duhet t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.

Vendimi i sotëm u mor dhjetë vjet pasi Komisioni Evropian i dha Kosovës udhërrëfyesin për këtë çështje. Katër vjet më parë Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën ndërsa e përsëriti në tetor të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA