Kanye West është urdhëruar t’i paguajë Kim Kardashian 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët.
Ish-reperi dhe Kim do të ndajnë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre.
Çështjet rreth ndarjes së pasurisë dhe kujdestarisë së fëmijëve të tyre u zgjidhën në dokumentet gjyqësore të depozituara të martën.
Të dy palët do tw duhet të konsultohen me njëra-tjetrën për vendime të rëndësishme për mirëqenien e fëmijëve të tyre, thuhet në dokumente.
Shpenzimet për sigurinë e fëmijëve, shkollën dhe fakultetin do të ndahen.
Përveç kësaj, Kanye pritet të paguajë 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët pasi ata do të kalojnë shumicën e kohës së tyre me Kardashian, raporton New York Post.
Kardashian paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2021, pas tetë vitesh me reperin, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, ndërsa Kardashian ka hequr mbriemrin “West” në mars.
Ye është përballur me polemika muajt e fundit dhe është larguar nga disa marka, duke përfshirë Adidas, Gap dhe Balenciaga. Në fillim të kësaj jave, ai njoftoi synimin e tij për të kandiduar për president të SHBA në 2024.
Top Channel