Drejtori i OSHEE-së në Tale të Lezhës, Edmir Perndreca është dhunuar nga tre persona, që janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë 43-vjeçari po merr ndihmë mjekësore, ndërsa tre persona janë shpallur në kërkim.

Konflikti midis tyre ka nisur pas goditjes që autorët i kanë bërë pjesës së prapme të makinës së Edmir Perndreca dhe më pas ata kanë nisur ta dhunojnë.

Njoftimi policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po merr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA