Dhuna ndaj drejtorit të OSHEE-së në Lezhë pas kontrolleve për vjedhje energjie, autorët inskenuan ngjarjen si aksident

30/11/2022 22:12

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët kanë ndjekur lëvizjet e Perndrecës dhe pasi kanë inskenuar goditjen e makinës, kanë zbritur nga mjeti duke e qëlluar me sende të forta.

Sulmi vjen pas kontrolleve të OSHE për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonentëve debitorë, raporton gazetarja Brixhilda Deda.

Edmir Perndreca është emëruar drejtor i njësisë së operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike Lezhë prej më shumë se një viti.

Aktualisht 43-vjeçari po merr ndihmë mjekësore, ndërsa tre autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim.

 

Top Channel