Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën, ku një burrë vrau gruan e tij 35-vjeçare shtatzënë në Prishtinë.

Viktima Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili para maternitetit në Prishtinë dhe nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve. Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin.

Motra e viktimës ka treguar jashtë kamerave se për gjashtë muaj, autori e ka mbajtur mbyllur viktimën. Kjo e fundit ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Mësohet se autoritet kanë qenë të njoftuar për rastin e abuzimit ndaj viktimës.

Ndërkohë autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Kjo është vrasja e dytë e grave në një javë në Kosovë. Më 25 nëntor një burrë vrau gruan e tij në Prishtinë. Të dyja vrasjet ndodhën ndërsa në Kosovë po mbahet një fushatë 16 ditëshe kundër dhunës ndaj gruas me moton “as edhe një më shumë”. Policia e Kosovës tha se nga janari i këtij viti e deri në muajin tetor, janë shënuar dy mijë e 273 raste të dhunës në familje.

Top Channel