Bashkia Lushnjë ngatërron kontratat e qirasë për bizneset! Brenda kontrate 1-vjeçare, jashtë 2-vjeçare

30/11/2022 20:45

Bashkia Lushnjë bën kontrata jo në përputhje me njëra tjetrën. Kontratat që ka lidhur me ambientet e brendshme që jep me qira i ka me afat 1-vjeçar dhe ambientet  e jashtme me afat 2-vjeçar.

Një pronë shtet e dhenë me qira nga administrata publike për një vit  dhe hapësira publike para saj është dhënë me qira dikujt tjetër me afat 2-vjeçar.

Në Fiks Fare u ankua Artan Puka, djali i pronarit të  një prej ambienteve të brendshëm. Ai  tregon se i është njohur prona  nga Komisioni i Kthim Kompensimit të Pronave, tokë në të cilën është një objekt shtetëror që jepet me kontrata qiraje çdo vit, për t’u zhvilluar biznese.

Aktualisht, Puka ka  një kontratë me bashkinë për një bar kafe me sipërfaqe 42 metra katrorë. Ai tregon se fillimisht ky ambient i dhënë nga bashkia ka brenda një të vetme, tre hapësira të ndryshme. Fillimisht atë e kishin i ati i tij bashkë me xhaxhanë dhe në momentin që xhaxhai hoqi dorë nga ky ambient dhe prishi kontratën me bashkinë, Artani ditën e nesërme ka paraqitur pranë Bashkisë Lushnjë kërkesë për ta shfrytëzuar vetë kundrejt qirasë. Nuk i janë pranuar kërkesat  e shumta që ka nisur dhe ky objekt i është dhënë me qira dikujt tjetër me afat 1-vjeçar.

Gjithashtu, po këtij personi i është dhënë edhe ambienti i jashtëm hapësirë publike me qira, por kjo pjesë me afat 2 vjeçar.  Artani ankohet në Fiks pasi si ish pronar atij i takon ligjërisht dhe asokohe bashkia ia dha dikujt tjetër ndërsa tani nuk e jep më. Ai kërkon një përgjigje ligjore se pse nuk mund ta ketë, ndërkohë që dikur e kanë patur bashkë me xhaxhain. Atij aktualisht i ka mbaruar kontrata në shtator dhe nuk e ka rinovuar pasi kërkon të marri dhe pjesën tjetër, ndërkohë që nga bashkëqeverisja i ka ardhur një përgjigje që ambienti i jashtëm ka një kontratë 2-vjeçare, e cila është ende në fuqi.

Ai vetë takon drejtorin juridik të bashkisë Lushnjë dhe në një bisedë mes tyre ky i fundit e pranon që ligjërisht Artani ka të drejtë. “Unë nuk jap emra o vëlla, unë thjesht kam këtë objekt me qira dhe i bëj kontratën kaq“, shprehet drejtori Bedri Hida.

Gazetarët e Fiksit telefonojnë edhe kryetaren e bashkisë Eriselda Sefën. Ajo shpjegoi se nuk kishte dijeni se ishte lidhur kontratë për pjesën e jashtme me tjetër afat, pasi ligjërisht ambientet që administrata publike jep me qira janë me afat 1-vjeçar. Përsa i përket pyetjes së gazetarëve se përse nuk jepen aktualisht me qira ambienti që kërkon Sokrat Puka ajo u përgjigj se ishin shpallur bashki fituese nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe do të investohej në këtë ambient si librari etj. “Më konkretisht në lidhje me këtë çështje mund t’ju informoj zyra juridike në bashki“, pohon kryetarja e bashkisë.

Kështu gazetarët iu drejtuan Zyrës Juridike në Bashkinë Lushnjë. Për gazetarët, drejtori Hida shpjegoi se kërkesa e Sokrat ishte bërë me vonesë se në momentin që vëllai i tij kishte hequr dorë dhe kishte prishur kontratën. “Kur është bërë kërkesa nga ana e z.Sokrat ne e kishim lidhur kontratën 1-vjeçare me dikë tjetër dhe e kishim dhënë me qira”, pohon dr. Hida.

Ndërsa, përsa i përket ambientit të jashtëm ai pohon se është dhënë dhe ajo me qira, por me një kontratë dy vjeçare, por që nuk di të japi shpjegim pasi këtë të fundit e kishte në ngarkim drejtoria e shërbimeve.

Pyetjes së Fiksit që a i lejohet biznesit që ka marrë me qira ambientin e jashtëm të vendos tavolina shërbimi, ai tha jo në mënyrë kategorie “nuk është dhënë me qira për ta shfrytëzuar në atë mënyrë. Është e jashtëligjshme“, përfundon drejtori.

Fiksi iu drejtua edhe drejtorisë së shërbimit ku ish drejtori që kishte firmosur këtë kontratë aktualisht është në detyrën e punonjësit. Pasi gazetarët e pritën me orë në fund ai nuk dha asnjë shpjegim, por u kërkojë një kërkesë me shkrim dhe më pas ai do u përgjigjej pyetjeve dhe do u vinte në dispozicion edhe dokumentet.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA