Zgjedhjet në veri të Kosovës, aplikimet për certifikim të subjekteve politike përfundojnë në 2 dhjetor

29/11/2022 16:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka njoftuar subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviçit se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 2 dhjetor 2022.

Kërkesat për certifikim, siç ka bërë të ditur KQZ, duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

“Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org.

Top Channel