Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar ditën e sotme se Rusia ka bombarduar një pjesë të rajonit të Kherson, duke e goditur atë më shumë se 250 herë, gjatë javës së kaluar.
Forcat ruse u tërhoqën nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në fillim të këtij muaji, por kanë bombarduar qytete dhe fshatra, duke përfshirë qytetin jugor të Khersonit, nga pika të reja të favorshme në bregun përballë.
Në fjalimin e tij të natës, Zelensky tha gjithashtu se forcat ruse kishin dëmtuar një stacion pompimi që furnizonte me ujë Mykolaiv.
“Rusia nuk është e aftë për asgjë përveç shkatërrimit”, tha ai, duke shtuar se Moska po përpiqet të hakmerret ndaj Ukrainës “për faktin se ukrainasit janë mbrojtur vazhdimisht prej tyre”.- u shpreh Zelensky.
“Ukraina nuk do të jetë kurrë një vend për shkatërrim,” tha ai.
Zelensky shtoi se Ukraina po punonte në mënyrë aktive për të krijuar një gjykatë speciale për krimin e agresionit rus kundër Ukrainës.
Top Channel