Policia kineze shtyp protestat pak ditë pas nisjes së tyre

29/11/2022 15:31

Protestat në Kinë kundër kufizimeve për koronavirus duket se janë shtypur si pasojë e përgjigjes së dhunshme të autoriteteve.

Të martën është raportuar për prezencë të madhe policore në disa qytete dhe për pasojë disa organizime kanë dështuar.

Njerëzit në Kinë që morën pjesë në protestat e fundjaës thonë se janë kontaktuar nga policia, duke kërkuar informacion për vendndodhjen e tyre. Ndërsa mbetet e paqartë se si policia mund të ketë zbuluar identitetin e tyre.

Protestat kanë nisur javën e kaluar si shenjë pakënaqësie pas zjarrit që ka shpërthyer në qytetin Urumqi, në perëndim të Kinës, duke lënë të vdekur 10 persona. Protestuesit kanë thënë se banorët nuk kanë mundur t’iu ikin flakëve për shkak të kufizimeve për koronavirus.

Përveç dhënies fund të kufizimeve për pandeminë, në protesta janë bërë edhe thirrjet e rralla që lideri i shtetit, Xi Jinping të heqë dorë nga kjo pozitë.

Kina zbaton politikën e zero rasteve me koronavirus, që parasheh karantina të gjata dhe testime të shpeshta.

Ajo është ndër vendet e fundit në botë që praktikon masa të tilla për menaxhim të këtij virusi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA