Në Vlorë bëhet ende plazh. Ditët e pushimit zyrtar të festave të nëntorit nuk kanë qenë të rrallë ata që i kanë shfrytëzuar për not duke përfituar edhe nga një det i qetë pa dallgë.

“Ne shfrytëzojmë këto kohët me diell. Jashtë mund të jetë pak ftohtë, por kur futemi brenda ujërat janë akoma të ngrohta. Dhe ne e kemi bërë traditë që çdo fundjavë vijmë lahemi.”– tha notari Katriot Tajari

“Po shfrytëzojmë ditën e pushimit, dhe lahemi, temp janë normale. Dimri  është pika ime e dobët për tu larë, kush të ketë mundësi lë te vijë, ujërat janë të ngrohta.”- tha notari Rrapo Taho.

Nuk janë vetëm vendasit që sheh këto ditë në ujërat e Jonit. Kostika ka lindur në Korçë por jeton në Amerikën e Veriut, dhe vjen nga një udhëtim rreth botës si turist

“Erdhëm në Tiranë , por nuk na pëlqeu shumë. Dikur më i ri më pëlqente më shumë. Erdhëm këtu në Vlorë, kemi një shtëpi këtu, e bëjmë për sport këtë që të forcojmë trupi”– u shpreh turisti Kostika Spaho.

“Unë vij nga Uashingtoni , po kam jetuar edhe Oregon më parë, dhe  ndaj ne jemi të mësuar me temperaturat e ftohta. Kemi ardhur në Vlorë këto kohët e fundit, na pëlqen shumë uji i kristaltë blu, është shumë ngrohtë. Javën e kaluar për shembull ishim në Norvegji dhe ishte tmerrësisht ftohtë. Ishim në Dhërmi dje, dhe temperaturat na u dukën fantastike.”

Operatorët turistikë në vlorë synojnë që turizmi të jetë aktiv gjithë vitin në bregdet duke tërhequr sa më shumë turistë  të tillë.

 

 

 

Top Channel