Dhjetëra pjesëtarë të shoqatave të komunitetit shqiptar të Selanikut kanë marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në këtë qytet,me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

Në fjalën e hapjes konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik, Arqile Sota ka përshëndetur të pranishmit duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të datës 28 Nëntor të vitit 1912, në historinë e popullit shqiptar. Gjithashtu ka theksuar rolin e rëndësishëm të emigrantëve në marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje.

Mbrëmja është hapur me himnin kombëtar të Shqipërisë.

Të ftuar në aktivitet kanë qenë bashkatdhetarë jo vetëm nga Selaniku, por edhe nga qytetet e Greqisë së Veriut si dhe dhjetëra personalitete të shquara të jetës politike e shoqërore greke.

Kanë përshëndetur të pranishmit me fjalime të shkurtra Stavros Kalafatis ministër i Maqedonisë dhe Trakës si dhe Konstantinos Zervas , kryebashkiaku i Selanikut.

Gjithashtu kanë uruar festën kombëtare të Shqipërisë edhe shumë prej krerëve të trupave diplomatikë të qytetit.

Një ngjyrë të veçantë i kanë dhënë mbrëmjes grupi i valleve të shoqatës “Fari” me motive nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA