Kërkesa për shtimin e simpatizantëve në listat e PD që do të votojnë me 4 dhjetor për primaret ka qenë shkaku i sherrit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në degën PD në Kurbin.

Nga anëtari i PD Van Rica, është kërkuar që të shtohen disa simpatizant ndërkohë kjo është kundërshtuar nga nën kryetari i kësaj dege Kasteriot Marku.

Sherri më pas ka degraduar deri në përdorimin e armëve por fatmirësisht asnjë nga personat nuk ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të kësaj force politike dhe sipas burimeve Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë  në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar ku Mëngjesin e sotëm është vënë në prangat e policisë.

53-vjeçari Rica rezulton të jetë punonjës i një policie private në Laç, çka shpjegon edhe pse ai dispononte një armë. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë qëlluar anëtari i Partisë Demokratike Van Rica si dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA