“Nuk jemi Ajax këtu”, Onana sfidoi trajnerin e Kamerunit: Bëjë nëse mundesh!

29/11/2022 14:12

“Rasti” i Andre Onana është kthyer në çështjen e ditës, me portierin e Inter që vendosi të lërë kombëtaren e Kamerunit dhe të largohet nga Kupa e Botës, Katar 2022, pas sherrit me trajnerin Rigobert Song.

Ndërkohë mediet italiane kanë zbuluar se çfarë ka ndodhur mes trajnerit dhe portierit të Kameruni. Diskutimi i parë raportohet se ka ndodhur gjatë stërvitjes të shunën, ku Song i tha Onana-s: “Ne nuk jemi te Ajax këtu”.

Onana nga ana tjetër e sfidoi, duke i thënë që të vendoste dikë tjetër si titullar nëse do të kishte guxim. “Sfidë” e cila u fitua nga tekniku që jo vetëm nuk i dha rolin e titullarit, por e la jashtë ndeshjes me Serbinë, e cila u mbyll me barazimin 3-3.

Po ashtu më tej mësohet se Onana është përplasur edhe me ish-mbrojtësin e Torinos, Nkoulou, por diçka e tillë u mohua nga portieri.

Duke mos mundur të ndërmjetësonte në një situatë të tillë, presidenti Samuel Eto’ e informoi lojtarin për përjashtimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA