Dita e Flamurit solli në Kosovë një rikujtim të historisë së gjatë të popullit shqiptar.

Në Prekaz u shfaq ekspozita e Arkivit Shtetëror të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, që 110 vjetori i Pavarësisë të shënjojë edhe lidhjen e pashkëputur të dy shteteve.

Rezistenca e popullit shqiptar është elementi kryesor i ekspozitës që pas Tiranës vjen edhe në Kosovë.

Kullat e Jasharajve e kompleksi memorial u mbuluan me flamuj kuq e zi edhe për nder të ditëlindjes së komandantit Adem Jashari.

Bekim Jashari pas homazheve pranë varreve të familjarëve të tij, përcolli një mesazh për gjithë shqiptarët.

Jasharajt i nderuan edhe krerë institucionalë, që u zotuan për të punuar për Kosovën.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është festuar në gjithë Kosovën me aktivitete të shumta.

 

 

Top Channel