Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Yulia Svyrydenko, ka deklaruar se ushtarët rusë po kryejnë mizori në Ukrainë, ku kanë përdhunuar një vajzë 5-vjeçare dhe një grua ukrainase 76-vjeçare.
Svyrydenko tha se ka dëgjuar rrëfime të ndryshme të vajzave dhe grave ukrainase që kanë qenë subjekt i dhunës seksuale gjatë luftës.
Kur u pyet se si ishin trajtuar gratë nga ushtarët rusë, Svyrydenko tha se situata është e tmerrshme.
“Ne diskutuam histori të grave dhe fëmijëve që u përdhunuan. Më i vogli ishte një histori për një vajzë pesëvjeçare dhe gruaja më e madhe ishte 76 vjeç. Dhe këto janë histori të tmerrshme dhe bota duhet të dijë për to dhe duhet të përgjigjet. Unë jam këtu për të theksuar domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për të vazhduar të na furnizojë me armë që ne ta përfundojmë këtë luftë me fitore. Njerëzit tanë po vuajnë shumë, gra dhe fëmijë. E gjithë bota po përgatitet për Krishtlindje dhe Ukraina po përgatitet për më shumë granatime dhe raketa në rrjetin tonë elektrik.”
Svyrydenko i ka kërkuar Perëndimit të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë. Komentet e saj vijnë një ditë pasi Zonja e Parë Olena Zelenka akuzoi forcat ruse për përdorimin e përdhunimit si një armë lufte në vendin e saj.
Ajo gjithashtu pretendoi se gratë e ushtarakëve rusë i inkurajuan ata të përdhunonin gratë ukrainase.
Top Channel