12 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan A. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi kokaine dhe kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. H., 23 vjeç, banues në Bathore, pasi i ka vjedhur varësen shtetasit S. B., 25 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. G., 35 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit L. Gj., 51 vjeç, dhe M. V., 38 vjeç, të dy banues në Shtodher, Kavajë, pasi kanë vjedhur disa produkte në subjektin ku ishin të punësuar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: E. S., 42 vjeç, R. Z., 55 vjeç, E. S., 25 vjeç, L. Xh., 34 vjeç, D. C., 40 vjeç dhe V. Gj., 20 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;
R. T., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. A., 51 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel