Dhimbja që i shkaktoi ndarja nga Ben Affleck 20 vjet më parë e frymëzoi J.Lo të bëhet diva që është sot

29/11/2022 13:47

Ylli i muzikës pop Jennifer Lopez surprizoi së fundmi duke zbuluar se do të publikojë një këngë dedikuar bashkëshortit të saj Ben Affleck.

Përmes rrjetit social Instagram, Jennifer ndau listën e këngëve për albumin e saj të vitit 2023 “This Is Me… Now”, i cili përfshin “Dear Ben pt. ll.” Fansat u tërbuan menjëherë për titullin e këngës, i cili i referohet baladës “Dear Ben” që J.Lo publikoi në 2002, viti në të cilin u takua për herë të parë me Affleck.

Lopez u shpreh se Ben Affleck e bëri atë të ndihej sërish e frymëzuar nga dashuria. Këngëtarja në një intervistë me Zane Lowe, shpjegoi se pse e la karrierën e saj t’i pushtonte jetën për vite, përpara se të bashkohej me Affleck, gjë që e frymëzoi atë të bënte muzikë të re në formën e albumit të saj të ardhshëm.

20 vjet më parë u dashurova me dashurinë e jetës sime dhe po punoja për një album. U quajt “This Is Me…Now” dhe ishte e gjitha për ta kapur atë moment në kohë. Kam pasur shumë dhimbje për kaq shumë vite. Mënyra ime për të mbijetuar ishte të punoja më shumë dhe ta fshihja atë anë të vetes. Por tani, 20 vjet më vonë, ka një fund të lumtur.

Lopez ndërkaq, ka rrëfyer së fundmi gjithçka për martesën e saj në një intervistë me revistën ‘Vogue’. 53-vjeçarja u martua me Ben Affleck në Las Vegas në korrik. J.Lo zbuloi se ajo është krenare që ka marrë mbiemrin e burrit të saj.

Çifti u takua fillimisht midis viteve 2002 dhe 2004 dhe gjatë ndarjes së tyre 20-vjeçare Ben u martua me Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA