“Çunat e Londrës” festojnë Pavarësinë/ Kryeqyteti britanik pushtohet nga ngjyrat kuq e zi! Veshje tradicionale dhe makina luksoze

29/11/2022 12:53

Qindra shqiptarë pushtuan rrugët e Londrës me makina luksoze dhe flamuj kuq e zi, për festën e Pavarësisë.

Pamjet e  shpërndara në rrjete sociale tregojnë  Lamborghini, Mercedes, Audi, Range Rover apo Porsche, të mbuluara nga flamujt kuq e zi, të cilat ndalojnë rreth Westminsterit.

Në zona të tjera, makinat kryenin manovra, ndërsa një grup vajzash kërcenin me veshje tradicionale shqiptare.

Fishekzjarre u lëshuan në ajër, ndërsa vargu i gjatë i automjeteve u binin vazhdimisht borive për të festuar 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Ata kanë festuar prej orësh, duke sjellë edhe trafik në disa prej rrugëve të Londrës.

Shqiptarët prej muajsh tashmë janë në shënjestër të komenteve negative, pas emigrimit drejt Britanisë me gomone përmes kanalit. Pas komenteve raciste të sekretares së Brendshme, Suella Braverman, ata kundërshtuan me protestë.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA