Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Gjermani, ku është qëlluar me armë zjarri.

Mediat gjermane bëjnë me dije se të shtënat me armë zjarri janë shënuar rreth orës 20:00 në qendrën jugore të qytetit Potsdam, në zonën e Garnstrasse.

Sipas informacioneve viktima është rreth 40 vjeç dhe në momentin e atentatit po lëvizte me biçikletë.

Policia gjermane bën me dije se ai u qëllua më plumb në pjesën e pasme të kokës, nga një distancë e shkurtër ndërsa nuk është bërë ende zbardhja e plotë e ngjarjes dhe shkaku i saj.

Autori është në arrati ndërkohë po vijojnë hetimet për identifikimin e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel