Zhduket rruga për në Gjinar/ Aferë korrupsioni që nga viti 2011, u përurua përgjysmë dhe u shkatërrua

28/11/2022 12:17

E cilësuar si një nga zonat më të bukura turistike të Elbasanit, pjesë edhe e modelit të zhvillimit “100 fshatrat”, Gjinari vuan prej infrastrukturës rrugore te shkatërruar.

Një aferë korrupsioni bëri që rruga e inauguruar përgjysmë në vitin 2011 shumë shpejt të shkatërrohej. Prej 11 vitesh banorë e turistë kanë kërkuar ndërhyrjen në këtë segment rrugor, por duket se askush nuk kujtohet më për këtë zonë.

Në shkurt të vitit 2018 me urdhër të prokurorisë u arrestuan 11 persona, për abuzime me fondet e kësaj rruge. Por shumë shpejt të arrestuarit u liruan ndërsa për rrugën nuk pagoi askush. Sikur të mos mjaftonin abuzimet, shfrytëzimi nga mjetet e rënda që punojnë në guroret e zonës po e çojnë drejt degradimit total.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA