Tirana “pushtohet” nga të rinjtë me makina, valëvisin flamujt kuq e zi
28/11/2022 21:50
Dhjetëra të rinj në Tiranë kanë marrë makinat dhe kanë pushtuar rrugët me ngjyrat kuq e zi.
Ata kanë zgjedhur të festojnë në këtë mënyrë 110 vjetorin e Shqipërisë.
Duke u rënë borive të makinave dhe ecur në grup me makinat, ata kanë lëvizur përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe afër sheshit “Skënderbej”.
Tirana dhe qytetet e tjera të vendit janë veshur me ngjyrat kombëtare për festat e nëntorit, ndërsa në sheshin “Skënderbej” po mbahet koncerti I këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa.
Top Channel