Dhjetëra të rinj në Tiranë kanë marrë makinat dhe kanë pushtuar rrugët me ngjyrat kuq e zi.

Ata kanë zgjedhur të festojnë në këtë mënyrë 110 vjetorin e Shqipërisë.

Duke u rënë borive të makinave dhe ecur në grup me makinat, ata kanë lëvizur përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe afër sheshit “Skënderbej”.

Tirana dhe qytetet e tjera të vendit janë veshur me ngjyrat kombëtare për festat e nëntorit, ndërsa në sheshin “Skënderbej” po mbahet koncerti I këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA