Sozia e Kate Middleton ‘bombardohet’ me kërcënime vdekjeje si dhe dhjetra propozime martese (fotot)

28/11/2022 16:57

Një grua që ka kaluar dekadën e fundit duke udhëtuar nëpër Britani për të imituar Kate Middleton thotë se ka marrë më shumë se dhjetë propozime martese për ngjashmërinë e saj të çuditshme me Princeshën e Uellsit.

Heidi Agan ngjan shumë me Kate dhe kur del në rrugë njerëzit duhet ta shikojnë dy herë për të kuptuar se nuk është i njëjti person.

Njerëzit fillimisht nisën të komentonin mbi ngjashmërinë teksa ajo punonte si kamariere në vitin 2011, që ishte dhe koha e martesës së shumë-përfolur të Kate e Princit William në Britani.

Fillimisht ajo nuk i dha shumë rëndësi faktit por kur njerëzit nisën të kërkonin që ajo t’u shërbente dhe të bënin foto me të, gruaja vendosi të kontaktonte një agjenci për të parë nëse mund të bëhej “zyrtarisht” një sozi e princeshës.

Dhe kështu shpejt nisi të merrte porosi për festa private dhe evente promocionale nga Britania dhe Evropa, shkruan rrjeti Birmingham Live.

Ajo nisi të shfaqej në festa private së bashku me imitues të tjerë të familjes mbretërore si Mbretëresha e asokohe princi Karl, ose me imitues të personazheve të Harry Potter, madje njëherë ajo kaloi 10 ditë në Melbourne të Australisë duke punuar për reklamën e një qumështi britanik.

Heidi, Staffordshire në Britaninë qendrore, thotë se nuk ka pasur shumë punë gjatë kohës së virusit por tashmë gjërat ‘kanë nisur të lëvizin përsëri’.

Ajo thotë: “Zakonisht ne bëjmë atë që bëjnë personazhet tona, kështu që sa më shumë impenjime të kenë ata, aq më shumë punë do të kemi edhe ne”.

“Për momentin po udhëtoj nëpër Britani, në periudhën para Krishtlindjes ne reklamojmë aktivitetet e mbretërorëve, sivjet do të jetë më mirë pasi këto Krishtlindjet e fundit ka qenë shumë qetë”.

“Aktualisht jemi në një periudhë të vështirë krize por meqënëse britanikët kanë qejf të vënë në lojë veten e tyre kjo mund të sjellë evente edhe me familjen mbretërore”.

Puna e Heidi kërkon që ajo të ruaja paraqitjen e saj në përputhje me atë të Kate, duke përfshirë stilet e ndryshëm të flokëve, të modës së veshjeve dhe nganjëherë dhe të barkut të fryrë.

“Është mirë se kur ajo është shtatzënë unë mund të ha ëmbëlsira”, thotë gruaja.

Por bazuar në atë që aj ka mësuar nga jeta e William e Kate, nuk beson se ata do të lindin të tjerë fëmijë.

42 vjeçarja Heidi nënë e dy fëmijëve, thotë se interesi publik me modën e princeshës Kate e detyron të blejë kostumet më të fundit të veshura nga ajo, para se ato të shiten.

Ajo tregon se përveç se e ngatërrojnë me Princeshën e Uells, tani është bërë e famshme dhe si sozia e saj zyrtare.

“Isha në supermarket një ditë dhe një punonjëse më tha ‘ti je ajo që imiton Kate?’, është bukur kur të njohin”.

Heidi thotë më tej se ka marrë dhjetra propozime për martesë që kur është bërë imituese, por gjithashtu ka marrë dhe kërcënime me vdekje.

Ajo tregon: “Kështu e ka bota e rrjeteve sociale, ka njerëz që më kritikojnë se dua të bëhem një person tjetër”.

“Fillimisht u habita nga masa e urrejtjes që mund të vijë prej njerëzve, por të gjithë kanë opinionin e tyre”.

Më shumë informacione mbi imituesen Heidi gjeni në faqen e saj të internetit.

FOTO GALERI
2/7
Njerëzit fillimisht nisën të komentonin mbi ngjashmërinë teksa ajo punonte si kamariere në vitin 2011

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA